Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera nga fshati Luzni i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes. Kjo e fundit ka rrëfyer pas kaq kohësh të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve. Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore që të largojnë nga aty familjen e autorëve pasi është shumë pranë banesës së tyre, ç’ka mund të çojë në një tjetër vrasje.

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i ëhtë dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë tek Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do tja linin pa baba.

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës të cilat sipas saj nuk e kaanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës.