Deputetja Marjana Koçeku Shkëputet nga PS-ja, Bëhet e Pavarur Mes Protestave

Deputetja Marjana Koçeku Shkëputet nga PS-ja, Bëhet e Pavarur Mes Protestave

Ndërsa protestuesit kanë mbushur për 15 ditë rresht sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, një lëvizje e papritur ka ardhur nga brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neo Malësorja”, ka njoftuar se duke filluar nga sot, ajo do të ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur. Ky veprim i Koçekut shërben si një shembull i qartë distancimi nga grupi socialist, duke i dhënë një frymëzim të ri protestës së sotme, e cila shënon ditën e saj të 15-të.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja Koçeku theksoi vendimin e saj:

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.”