Kreu grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se janë 55 deputetë të cilët kanë firmosur për shkarkimin e Metës.

Balla u shpreh se Meta e ka humbur të drejtën të qëndroje në atë zyrë me pëlqimin e tyre. 

‘Natyrisht që ne, socialistët, nuk i përkasim kulturës politike të arbitraritetit dhe dhunimit të ligjit dhe do të ndjekim rigorozisht procedurën e parashikuar në rastin e shkarkimit Presidentit.  Përpara se sa t’i shkojë për votim Kuvendit, shkarkimi i zotit Ilir Meta nga detyra,  do të vlerësohet nga një Komision i Posaçëm Hetimor. Është e qartë që votimi i Kuvendit, në rast se propozimi për shkarkimin do të marre 2/3 e votave te deputeteve, pra 94 vota e lart, do t’i shkojë për vlerësim Gjykatës Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese ka përgjegjësinë të thotë fjalen e fundit për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi bën vlerësimin e arsyeve që e kanë detyruar Kuvendin të hedhë një hap kaq të jashtëzakonshëm’, u shpreh Balla.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Meta  nuk ka reflektuar, po ka sulmuar Kuvendin me një gjuhë të padenjë dhe të papranueshme për institucionin e lartë që Presidenti perfaqëson. 

‘Kuvendi natyrisht nuk intimidohet dot kurresesi nga askush, por i kujton zotit Ilir Meta se as ai, as ata qe e braktisen Kuvendin duke djegur mandatet dhe pastaj tentuan ta djegin me flakadanet e deshperimit te tyre, s’kane asgje tjeter ne dore perveç nivelit te dinjitetit te tyre. 

Per sa kohe eshte ende President, zoti Ilir Meta duhet te mos na turperoje te gjitheve,  duke e ulur nivelin e presidences se tij nën kufirin minimal të etikës shtetërore, sa herë hap gojen’, tha Balla.

LISTA E PLOTE EMRORE E DEPUTETEVE

This image has an empty alt attribute; its file name is k2-1.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is k3.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is k4-1.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is k5.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is k6.jpg