Ballina AKTUALITET DENONCIMI/ I riu dhunohet nga policët në Komisariatin e Bulqizës, i refuzohet...

DENONCIMI/ I riu dhunohet nga policët në Komisariatin e Bulqizës, i refuzohet ndihma mjekësore

0

Partia Demokratike ka denoncuar rastin e dhunës së një të riu në Komisariatin e Bulqizës.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga PD, dy të rinj ndodhen në komisariat dhe djali që filmon dëgjohet duke i kërkuar llogari policit se pse janë shoqëruar dhe pse janë dhunuar.nullhttps://streamable.com/e/l2sjcd

Shoku i tij Reanto Pasha shihet i dëmtuar në pjesën e vetullës, pasi sipas denoncimit është goditur nga efektivët.

Më tej thuhet se ndihma mjekësore i është refuzuar pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Exit mobile version