Ballina AKTUALITET Më shumë se 150 bagëti ngordhin nga murtaja në Martanesh, autoritetet ndërhyjnë...

Më shumë se 150 bagëti ngordhin nga murtaja në Martanesh, autoritetet ndërhyjnë urgjentisht

0

Një shpërthim i sëmundjes së murtajës ka goditur një fermë të bagëtive të imta në fshatin Val, Martanesh, në territorin e Bashkisë Bulqizë.

Sipas burimeve lokale, mbi 150 krerë bagëti kanë ngordhur deri më tani, ndërsa rreziku që e gjithë tufa, e cila përbëhet nga rreth 700 krerë, të preket, mbetet i lartë.

Për të përballuar situatën, drejt zonës janë nisur menjëherë specialistë të Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, të shërbimit veterinar të qarkut, si dhe përfaqësues të bashkisë Bulqizë.

Exit mobile version