Delinda Disha, një prej aktoreve të spektaklit “Portokalli” ka vendosur të largohet pas 4 vitesh.
Lajmin e ka bërë të ditur Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në Instastory ku zbulon edhe programin më të ri ku do e shohim aktoren. Turi ka treguar se tashmë Delinda do i bashkohet emisionit të tij, “Klanifornia Show” dhe kjo lëvizje e saj ka qenë e papritur. “Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj.