Janë bërë publike pamjet e rënda të vrasjes së të ndjerit Klodian Rasha nga polici i ‘Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj.
Siç shihet në videon e siguruar nga Top Channel, Klodiani është duke ecur në trotuar ndërsa polici Hajdaraj i thërret dhe i afrohet. Sapo ai kalon ndarëset e rrugës, Klodiani nxiton të largohet ndërsa polici mundohet ta kapë.
Klodiani ia del të ikë, por kjo gjë mesa duket e ka “nervozuar’ efektivin, i cili ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar mbas shpine, totalisht në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Policisë së Shtetit.
Rasha edhe pse u godit me plumb nuk u rrëzua, por mundi të ecë dhe disa hapa duke u futur në një kthesë, ku në pamundësi për të vijuar, ulet në tokë. Aty vjen efektivi dhe kur e sheh që e ka qëlluar nxiton të bëjë diçka dhe largohet.