Ndërhyrja pa standarte në mbushjen e gropave në aksin nacional Peshkopi – Maqellarë ka bërë që rruga të degradojë sërish. Edhe pse firma “Alko Impex” ka zgjedhur të investojë vetëm për segmenti Klos – Peshkopi, siduket edhe këtu punimet kanë qenë jashtë standarteve pasi pa kaluar ende gjashtë muaj nga ndërhyrja, e gjithë rruga është plot me gropa. Drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë skandaloze gjendjen e këtij aksi kombëtar, duke patur parasysh fluksin e lartë të lëvizjes që ka kjo rrugë nga banorë të Dibrës, por jo vetëm. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen se duhet kërkuar llogari firmës mirëmbajtëse pasi kostoja në finale bie mbi qytetarët.

Problemet në rrugën nacionale Peshkopi – Skuraj janë të shumta, ndërsa janë lëvruar miliona lekë për ta mirëmbajtur këtë aks, por ndërhyjet janë bërë vetëm në segmentin Klos – Peshkopi.

Enver Doçi