Segmenti rrugor nga vendi i quajtur “Kthesa e Cerujës” në rrugën nacionale Klos – Burrel e deri në fshatin Pleshë është në gjendje të degraduar. Siç duket nga pamjet, rruga është në gjendje të keqe për shkak të dëmtimit të asfaltit. Problemi më i madh mbetet për automjetet e vogëla të cilat e kanë të vështirë qarkullimin në këtë rrugë. Gropa të mëdha, dru e zhavor mbi asfalt, janë disa nga problemet e kësaj rruge me të cilat drejtuesit e mjeteve përballen sa herë kalojnë në të. Rruga në fjalë përdoret për 3 fshatra, Pleshë, Patin e Cerujë banorët e të cilëve lëvizin drejt qytetit të Klosit dhe anasjelltas. Pak muaj më parë u investua në rrugët e fshatrave Pleshë – Patin – Cerujë, ndërsa drejtuesit e mjeteve thonë se në këtë investim duhej të ishte përfshirë edhe segmenti nga “Kthesa e Cerujës” deri në fshatin Pleshë. Rruga e cila përdoret nga tre fshatra Pleshë, Patin e Cerujë mbetet një nga problemet më të mëdha infrastrukturore të kësaj zone.