Në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit të vitit 2020, drejtues të Bashkisë Mat, e përfaqësues të institucioneve në varësi kanë vijuar dëgjesat publike me banorët.

Pasditën e së Hënës kryebashkiaku Agron Malaj i shoqëruar nga stafi i tij dëgjoi problematikat me të cilat përballen banorët e Njësive Baz e Ulëz. gjatë këtij takimi me ta, Malaj iu kërkoi atyre të paraqisnin problemet me imediate.

Vetë banorët parashtruan disa nga problematikat me të cilat përballen. Kryetarët e fshatrave të Njësisë Ulëz ngritën shqetësimin e rrugëve rurale, nevojën për ndërhyrje në institucionet arsimore, ujin vaditës etj.