Bashkia e Matit është në përmbyllje të dëgjesave publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale të vitit 2020. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i shoqëruar nga deputetja Aurora Mara dhe stafi i bashkisë, u ndalën në Njësinë Administrative Rukaj për tu njohur me problematikat që kanë banorët e kësaj njësie në mënyrë që të përfshihen në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kryetarët e fshatrave të kësaj njësie ngritën problematikat me të cilat po përballen duke kërkuar nga drejtuesit e Bashkisë Mat që të futen në prioritetet kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Dëgjesat publike për buxhetin e paketën fiskale do të mbyllen në Njësinë Administrative Burrel.