Është zhvilluar dëgjesa publike e radhës në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2025 me banorët e bllokut të banimit numër 2 të lagjes “Partizani”. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj tha se pas përfundimit të sistemit kapot të pallateve dhe sistemimit të hapsirave publike, do të vijojë puna për rritjen e sigurisë nëpërmjet shtimit të ndriçimit në çdo lagje apo bllok banimi. Po ashtu, Malaj u shpreh se do të bëhet edhe sistemimi i parkimit në çdo lagje, ku çdo rezident do të ketë vendin e makinës së tij.

  Banorët gjatë kësaj dëgjese publike shprehën kërkesat e tyre me karakter ekonomiko-social ndaj stafit të bashkisë Mat dhe kërkuan që ato të merren parasysh gjatë hartimit të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm.