Dëgjesa e radhës publike me banorët e lagjes së re

0
24

Banorët e Lagjes së Re të qytetit të Burrelit parashtruan kërkesat e tyre për pritshmërinë e investimeve ndaj drejtuesve të Bashkisë Mat në takimin e zhvilluar në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale të vitit të ardhshëm. Kërkesat konsistuan në shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e shërbimeve në këtë lagje, e cila është më e populluara sa i përket lagjeve periferike të qytetit. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se për këtë Lagje janë planifikuar të tjera rrugë për tu asfaltuar si dhe do të shtohet ndriçimi.. Po ashtu, ndërtimi i terminalit të transportit publik në afërsi të stadiumit “Liri Ballabani”, pritet të ketë ndikim ekonomik pozitiv në zonë.

Investime në këtë lagje janë bërë edhe gjatë këtij viti, ku më i rëndësishmi ishte ndërtimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transortit Rrugor Dega Mat si dhe rikonstruksioni i nisur i kopshtit të fëmijëve.