Ka degjeneruar ne perplasje fizike, gure e gaz lotsjelles konfrontimi ndermjet policise bashkiake, drejtueseve te partise demokratike dhe policise se shtetit.
Ashtu siç ishte paralajmeruar Kryetari i Bashkise, Mat Nezir Rizvani i mbeshtetur nga ish deputetja Dhurata Çupi drejtues te PD-se Mat eshte drejtuar tek pallati i sportit “Ferit Hysa” ku ndodhet KZAZ 16 per te kerkuar lirimin e ambjenteve. Forcat e policise se rendit qe ndodheshin per te siguruar KZAZ qe askush te mos futej ne keto ambjente. Per shume minuta eshte debatuar verbalisht ndermjet paleve. Me pas mbeshtetes te opozites kane tentuar te hyjne me force ku eshte shembur gardhi metalik rrethues dhe ne perplasje e siper gjithçka ka degjeneruar ne dhune ku jane hedhur sende te forta drejtim te policise por duke rrezikuar edhe drejtuesit e PD-se lokale dhe Kryetaret e 2 Bashkive Burrel e Klos te cilet ishin ne krye te turmes. Policia ka perdorur Gaz Lotsjlles per shperndarjen e turmes.
Protesta vazhdon….