Mëngjesin e së dielës  5 gra dhe 14 fëmijë mbërritën në aeroportin e Rinasit pasi kaluan vite të tëra në kampet famëkeqe të familjarëve të ISIS në Siri. Por deri më tani veç inicialeve dhe vendit nga vinin, nuk ishte bërë me dije asnjë detaj tjetër prej tyre.

Në Rinas sot ka zbarkuar, Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë. Të gjithë do të karantinohen për disa ditë dhe më pas do të mund që t’u bashkohen familjeve.