Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e teknikut të Kondicionerit, 12 ditë më parë në kryeqytet, ndërkohë që policia vijon ende të jetë në kërkim të dy autorëve të dyshuar, vëllezërve Griseldo e Albano Kusi.
Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se kanë dyshime se dy vëllezërit Kusi janë larguar drejt shtetit Helen në mënyrë ilegale, pa u regjistruar në sistemin Tims.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se vetëm 72 orë pas vrasjes së teknikut të Kondicionerëve, ka patur një operacion në zonën e Vlorës, për arrestimin e dy vëllezërve Kusi, por ata kanë mundur të shpëtojnë.
NDërkohë mësohet se autoritetet shqiptare I kanë shpallur në kërkim ndërkombëtarë dy vëllezërit.
Tekniku I kondicionerit, Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime për montimin e një kondicioneri në tualetin e katit të Viles.
Kanë qenë dëshimët e dy punonjësve të tjerë që I treguan Prokurorisë se Griseldo Kusi I kerkoi llogari Çelajt për një vrime që po hapte në mur dhe më pas e qëlli me pistolet.