Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi, i infektuar me COVID-19, i cili po trajtohet me oksigjen është stabël

“Gjendja e Alimadhit stabël dhe nga mjekët thuhet që trajtohet me oksigjenoterapi me cpap ose siç njihet maskë oksigjenuese. Ka vështirësi ne frymëmarrja po gjendja konsiderohet stabile” tha gazetari për News24.

Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, u shtrua në Spitalin Infektiv më 27 mars, pasi pati probleme shëndetësore. Edhe pse prej ditës ndodhej i shtruar në spital, duket se gjendja e tij u rëndua duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe mjekët kanë parë të domosdoshme trajtimin e tij me oksigjen.