Çupi: Kjo qeveri ka braktisur Qarkun Dibër në këto 6 vite, por muajin e fundit ka lënë në mëshirë të fatit edhe banorët që jetojnë në çadër nga tërmeti

0
8

Ish deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi ka denoncuar mungesën e vëmendjes së qeverisë ndaj banorëve të Qarkut Dibër. Sipas Çupit, qeveria aktuale në gjashtë vite qeverisjeje asnjë investim serioz nuk është bërë qoftë në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.

Ish deputetja Çupi tha gjithashtu se janë braktisur edhe banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, duke i lënë ato krejtësisht në mëshirë të fatit dhe të jetojnë në çadra në temperatura disa gradë nën zero.