Situata e krijuar nga Covid-19 ka bërë që shumë biznese të solidarizohen për tju ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë. Edhe në Bulqizë bizneset po kontribuojnë për të ndihmuar familjet në vështirësi ekonomike në këto ditë të vështira të krijuara nga virusi korona. Një prej firmave që operon në territorin e Bulqizës dhuroi këtë të premte një vlerë monetare në Bashkinë Bulqizë e cila do t’i përdorë për të blerë pako ushqimore për famijet në nevojë. Ndërkohë, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Bulqizë, Zhuljeta Deda, tha se shumë biznesmen e individ të ndryshëm po kontribuojnë qoftë me vlera monetare e qoftë me ushqime për tju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.