Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot nëpërmjet një deklarate për shtyp se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 131 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar kështu në 13,649 numrin e të prekurve në total nga kjo sëmundje pandemike.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive. Viktimat janë; një 47-vjeçar nga Shkodra; një 72-vjeçare nga Elbasani, një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Deri më tani 387 persona e kanë humbur betejën me këtë virus në vendin tonë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë edhe 115 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 7,847 totalin e tyre.

Rastet e reja janë konstatuar;

  • 49 në Tiranë
  • 16 në Durrës
  • 8 në Elbasan
  • 7 në Shijak
  • 6 në Korçë
  • 5 në Kukës
  • 5 në Berat
  • 4 në Shkodër
  • 4 në Krujë
  • 4 në Fier
  • 3 në Malësi të Madhe
  • 2 në Kurbin
  • 2 në Lezhë
  • 2 në Has
  • 2 në Vlorë
  • 2 në Përmet
  • 2 në Dibër
  • 2 në Klos
  • 2 në Patos
  • 1 në Kavajë
  • 1 në Pogradec
  • 1 në Sarandë
  • 1 në Delvinë

Sipas zyrtares së Institutit të Shëndetit Publik, Mirela Cami, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 842 qytetarë si të dyshuar me COVID-19, ndërsa që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë kryer 88,040 testime.

Aktualisht në Shqipëri mbi 5,415 persona vijojnë të jenë aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)

  1. Testime totale 88040
  2. Raste pozitive 13649
  3. Raste të shëruara 7847
  4. Raste Aktive 5415
  5. Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  1. Tiranë 2676
  2. Durrës 596
  3. Shkodër 397
  4. Lezhë 306
  5. Elbasan 302
  6. Fier 249
  7. Korçë 240
  8. Vlorë 193
  9. Kukës 156
  10. Berat 114
  11. Dibër 109
  12. Gjirokastër 77

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.