Situata e krijuar në Shkodër nga përhapja e koronavirusit, por edhe problemet mes pushtetit qendror dhe atij lokal që i përkasin grupimeve kundërshtare politike, duket se kanë detyruar qeverinë të ndërmarri hapat e saj. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar lirimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja dhe në vend të tij është vendosur zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. “Qeveria i beson zv.ministrit të tij, Besfort Llamallarit detyrën e koordinimit dhe menaxhimin e situatës për koronavirusit në Shkodër. Rama ka besim se Lamallari do ta kryejë këtë detyrë,”-tha ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për shtyp.