Rekamë


Nisur nga situata shqetësuese e përhapjes së koronaviruesit në Shqipëri, Mat Tv kontaktoi me drejtorin e shendetit publik ne Diber Hasan Manja për tu njohur situatën e krijuar nga koronavirusi në këtë Bashki.
Ai u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi të infektuar të rinj, por ne Diber jane 7 raste aktive, 6 jane ne qytetin e Peshkopise ndersa tjetri ne fshatin Brezhdan. Keto 7 persona jane ne vezhgim nga ana e mjekëve të familjeve. Po keshtu ata janë edhe nen vezhgimin e policisë qe ato mos te levizin nga banesa e tyre. Sipas Manjes nga këto 7 raste 4 prej tyre u janë marrë tamponët dhe jane derguar per ritestim ne Tirane nga ku priten përgjigjet e analizave.
Ndersa Ministria e shëndetësisë konfirmoi sot për dy raste të reja me koronavirus në Bashkinë Bulqizë. Burime të sigurta informacioni bëjnë fjalë se këto raste te reja ne bulqize jane njëri nje 35-vjecar ne Shupenzë, i cili ka rezultuar pozitiv për Covid-19 nga analizat e bëra dhe tjetri eshte nje shtetase banore ne qytetin e Bulqizes.
Familjareve të ketyre 2 rasteve u eshte marre tamponi dhe jane derguar ne Tirane për verifikim nëse janë të infektuar apo jo. Ata jane vendosur në karantinë dhe po mbahen nen vezhgimin e mjekeve dhe të policisë.