Merrnin rryshfet nga shofert që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor ndeshkohen pese punonjes policie. Këta të fundit merrnin para drejtuesit te mjeteve në këmbim që mos tu hiqnin patenten. Në arrest me burg është dhene për Fiqiri Xhanin 58 vjec, ndersa për Afinisa Metanin gjykata ka dhene arrest shtepie sepse duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile pasi ka një fëmijë nën moshën 3 vjeç është caktur masa e sigurimit personal “Arrest shtëpiak”. Të njëjtën masë ka marrëedhe Bujar Allko ndërsa Emiljano Kaçeli dhe Florijan Dimraj janë pezulluar nga detyra, ndërkohë që për punonjesin e policise Fatjon Luga gjykata ka dhene masën e sigurise detyrim paraqitje.Sipas një njoftimi për shtyp mesose se drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit kane kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”. Nga keto hetime ka rezultuar se punonjesit e policise rrugore merrnin para shofereve duke mos u hequr patenten ose duke mos e derguar atë në komision. Për këtë arsy SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë