20 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 217 numri i të shëruarve

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

Siç duket në grafikun e shpërndarjes të të shëruarve sipas grupmoshave, kemi raste të shëruara në të gjitha grupmoshat.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 215 raste
  • Durrës 41 raste
  • Lushnje 6 raste
  • Elbasan 15 raste
  • Fier 32 raste
  • Kavajë 8 raste
  • Rrogozhinë 4 raste
  • Korçë 17 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 57 raste
  • Lezhë 14 raste
  • Berat 2 rast
  • Has 12 raste
  • Krujë 6 raste
    -Tropojë 4 raste
  • Pukë 5 raste
  • Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.