Mati e Dibra kanë shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në 24 orët e fundit. Në Mat janë zbuluar 18 raste të reja, 17 në Dibër dhe 2 raste në Bulqizë. Lajmi i mirë është se në të gjithë Qarkun u shëruan nga Covid-19 rreth 80 qytetar, duke e zbritur numrin e rasteve aktive në 452. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi rritje të rasteve të reja edhe në rang vendi. Nga 3605 testime të kryera, 879 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me SarsCov2. Numrin më të madhe të rasteve e ka qarku Tiranë me 142 raste.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, 8 qytetarë të moshave nga 59 deri në 81 vjeç, mes tyre edhe një qytetar nga Burreli.
Institucionet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm. Të respektohen masat mbrojtëse anticovid, si të mbahet maska në ambjente të jashtme dhe të brendshme, të ruhet distanca fizike, të njoftohet mjeku në rast të shfaqjes së shenjave, si dhe të respektohet vetizolimi në banesë për të infektuarit aktiv.