Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka bërë një vizitë zyrtare sot në Tiranë, ku ka takuar homologun e tij shqiptar Gent Cakaj.

Ministri hungarez solli edhe një ndihmë të vyer për personelin mjekësor në vend në kuadër të parandalimit të koronavirusit. Bëhet fjalë për 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, që do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në vend.

Ministrat diskutuan më tej për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, “të vonuar nga BE” sipas ministrit  Szijjártó, dhe mbështetja e Hungarisë për rindërtimin e vendit pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe bashkëpunimi konkret në luftën kundër pandemisë