Situata e krijuar nga rritja e numrit të të zbuluarve të infektuar me Covid-19 në vendin tonë ka bërë që strukturat e policisë së shtetit të dalin në terren prej 3 ditësh me këshillime ndaj qytetarëve. Gjatë paradites së të enjtes, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi, së bashku me drejtues të tjerë të Policisë, ka inspektuar në terren zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë inspektimit, Drejtor Kalemi ju kërkoi qytetarëve dhe biznesit të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me COVID-19. Baret dhe restorantet duhet të vijojnë ta ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm në hapsira të jashtme. Policia e shtetit do të vijojë kontrollet në terren dhe do të nisë vendosjen e masave administrative për mosrespektimin e protokollit të sigurisë.