Numri i të infektuarve nga Covid-19 në Qarkun Dibër vijon të rritet. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, raportoi për 31 raste të reja, 12 prej të cilave në Bulqizë, 10 në Dibër, 8 në Mat dhe vetëm 1 rast në Klos.
Por me gjithë këtë shifër, Qarku i Dibrës mbetet i fundit në rang vendi sa i përket rasteve aktive. Mbi 200 qytetar në këtë qark janë aktualisht të infektuar me Covid-19.
Po ashtu, raste të shumta janë edhe të shërimeve, ndërsa shumë pak të prekur nga virusi kanë patur nevojë për hospitalizim.
Spitali Rajonal i Dibrës ka kaluar tashmë në gatishmëri ku janë përgatitur shtretërit në rast të mbingarkimit të spitaleve të Tiranës, për të shtruar të sëmurët me koronavirus.
Nga ana tjetër, mjekët dhe personeli shëndetësor vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të shoqërisë.