Bashkia e Klosit do të zgjidhë problemin e dëmtimit të dërrasave të urës tip Bel në vendin e quajtur ish pazari i vjetër. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos, Albert Çollaku u shpreh se shqetësimi i banorëve të lagjes Ballosh dhe atyre fshatrave që e përdorin këtë urë është i drejtë.
Aktualisht sipas tij brigada e shërbimeve është përqendruar në riparimet e shkollave ndërsa javën e ardhshme do të bëjë menjëherë zëvendësimin e shtresës së urës me dërrasa të reja.
Ura në fjalë u ndërtua me një bashkëpunim mes Bashkisë së Klosit dhe Ministrisë së Mbrojtjes 1 vit e gjysmë më parë.