Çmimi i lartë i naftës kthen punimin e tokës me kafshë
Çmimi lartë i naftës ka bërë që shumë banorë të fshatrave të heqin dorë nga punuimi i tokës me mjete agregate dhe t’i rikthehen punimit me kafshë. Kastriot Cami e Roland Duka janë ndër të paktët që vazhdojnë të ruajnë traditën e punimit të tokës me kalë. Ata thonë se prej shumë vitesh bëjnë këtë punë, duke punuar me pagesë tokat bujqësore të zonës së Gjoricës por jo vetëm. Por këtë vit kanë punuar më shumë për shkak të rritjes së çmimit të naftës që ka ndikuar direkt në rritjen e kostos së punimit të tokës me zetor. Kastrioti dhe Rolandi punojnë sëbashku ndërsa shtojnë se me këtë punë mbajnë familjen. Ata thonë se nuk kanë abuzuar me rritjen e çmimit për dynym pavarësisht situatës ku ndodhemi. Shumë zona në Qarkun e Dibrës i janë rikthyer punimit të tokës me kafshë pune për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës që për pasojë ka rritur edhe çmimet e atyre që kanë mjete agregate.