Shoqatat në mbrojtje të luginës së Drinit të Zi, që preket nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, janë të vendosur për të vijuar betejën e tyre ligjore kundër këtij projekti hidro-energjitik. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk vendosi për shfuqizimin e ligjit të veçantë për ndërtimin e këtij hidrocentrali, avokati i shoqatave dhe banorëve që preken direkt nga kjo vepër, Halil Zhuka, thotë se Gjykata ju dha të drejtë për tu dëgjuar në fazën e hartimit të projektit. Zhuka shton se banorët janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e këtij hidrocentrali dhe se beteja e tyre do të vijojë në rrugë ligjore por edhe me protesta të shtrira jo vetëm në Dibër por edhe në Tiranë.
Në lidhje me ndërtimin e HEC-it të Skavicës ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili del në konkluzionin se ky hidrocentral cënon jetën e mbi 15 mijë banorëve të mbi 40 fshatrave dhe sjell dëme të paripariueshme mjedisore, të trashëgimisë kulturore dhe të veprimtarisë ekonomike në zonë.