Sot ka nisur viti i ri shkollor për mijëra nxënës. Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj nuk ka harruar të uroj nxënësit dhe gjithashtu ka bërë të ditur që të gjitha ambjentet janë gati.

Statusi i Agron Malajt

Dita e parë e shkollës për mua ka qenë gjithmonë plot emocion. Në fakt, ska si të jetë ndryshe kur në familje ke dy mësues. Por, nëse vitet e shkuara ky ka qenë një emocion personal, sivjet mbi të gjitha, ndjej përgjegjsinë e madhe për të siguruar për çdo fëmijë mundësi dhe kushte të mira për të marrë dijen.

Sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020.
Shkollat, kopshtet dhe çerdhet janë gati për të pritur nxënësit dhe fëmijët. Një pjesë e mirë e kushteve në shkolla janë përmirësuar, por ne jemi të vetëdijshëm që akoma kemi shumë për të bërë.

Suksese në rrugën drejt dijes!

Gjithashtu edhe kreu i Partisë Demokratike Mat Arjan Lika ka uruar në veçanti fëmijët e klasave të para.

Statusi i Arjan Likës

Të dashur femijë që uleni për herë të parë në bankat e shkollës, të dashur nxënës dhe mësues, suksese në vitin e ri shkollor 2019-2020