Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.

Deputeti socialist, Ilir Beqaj nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve të shpejta në Qeveri, megjithëse thotë se ky vendim i takon vetëm kryeministrit Edi Rama.


“Ne e kemi pranuar prej kohësh që propozimet për ndryshime të jenë ekskluzivitet i Kryeministrit. Nuk e përjashtoj, por nuk kam asnjë informacion se çfarë ka në këndvështrimin e tij Kryeministri. Me rëndësi është fakti që në këtë periudhë na duhet që të përshtasim ne si mazhorancë qeverisëse marrëdhëniet me Qeverinë, me procesin e miratimit të ligjeve dhe të përgatitemi për t’iu përshtatur fushatës së re elektorale, që është edhe me lista të hapura, në situatën e Covid”, deklaroi ai.

Megjithatë, ish-ministri i Shëndetësisë nënkupton se ndryshimet në këtë periudhë, pak muaj nga zgjedhjet dhe koha që ato do të kërkojnë për t’u familjarizuar mund të shtojnë sfidat e administratës publike.


Për mua janë dy momente. Janë 7 muaj realë para fushatës. Do të kishte edhe kohën e vet të adaptimit të ndryshimit që mund të krijonte problemet e veta qoftë në funksion të mbylljes së vitit, Së dyti, përshtatja me normalitetin e ri do të krijojë edhe ajo problemet e veta. Megjithatë, në një botë që ndryshon, ndryshimi është konstant. Pra, në kushtet ku gjithçka po ndryshon prej Covid-it s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës”, u shpreh Beqaj, në një prononcim për RTSH.