Nisin zyrtarisht punën 28 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Hetuesit kaluan një sërë testesh si testi i logjikës së arsyetimit, testit fizik, hartimi i esesë, intervista e strukturuar dhe verifikimi i figurës.
OPGJ e rinj gjithashtu u trajnuan nga DIA italiane për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ata janë shpërndarë në rrethe, ndërsa BKH pritet të plotësohet gjithsej me 60 hetues.
BKH do t’i asistojë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).