Të dielën dhe të hënën do të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Katër nga gjashtë ndeshjet e kësaj kategorie do të zhvillohen të dielën, ndërsa Burreli dhe Vora do të përballen të hënën. Matjanët kanë nisur menjëherë stërvitjen pas ndeshjes së të mërkurës teksa morën një pikë nga barazimi në shtëpi me ekipin e Kastrotit të Krujës.

  Ndeshja e radhës është vlerësuar maksimalisht nga stafi teknik i cili ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve është analizuar edhe ndeshja e fundit në “Liri Ballabani”, ku janë vënë në dukje të gjitha problematikat e shfaqura në një ndeshje favorite për të marrë tri pikë të plota.

Ndërkohë edhe ndeshja me Vorën është vlerësuar e vështirë për shkak edhe të strukturës ë këtij viti të kategorisë së parë.

Të dielën do të zbresin në fushë Kastrioti – Flamurtari, Apolonia – Besa, Luz i Vogël 2088 – Korabi dhe Bylis – Tomori. Ndërkohë të hënën në orën 16:00 luajnë Lushnja – Elbasani dhe Vora – Burreli.

Në dy javët e para të këtij sezoni radhitja e ekipeve është Apolonia 6 pikë, Bylis 6 pikë, Elbasani e Tomori me nga katër pikë.