Ndeshja mes Burrelit dhe Shkumbinit nisi me një thirrje për solidarizim për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit si dhe një minut heshtje për viktimat. Matjanët fituan të shtunën në “Liri Ballabani” me rezultatin 2 me 1 ndaj Shkumbinit të Peqinit, një ndeshje e cila prodhoi emocion për të pranishmit në shkallët e stadiumit. Pjesa e parë ishte offensive për vendasit të cilët e mbajtën ekipin mik në gjysmëfushën e tij për 45 minuta. Ndërkohë në minutën e dytë të shtesës së këtij fraksioni, është Dedgjonaj që gjen rjetën në një goditje dënimi. Miqtë protestojnë por për Indrit Myrtjan duhej vijuar loja. Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1 me 0. Pjesa e dytë sjell një panoramë tjetër panoramë ku miqtë janë më sulmues ndaj vendasve për të ndryshuar rezultatin. Matjanët ndjehen më të lodhur, duke u kthyer në mbrojtje. Megjithatë, peqinasit barazojnë shifrat në minutën e 65 me Eyoh i cili merr një top nga një kundërsulm dhe del i vetëm me portierin Bytyçi. Lila mund të kishte në avantazh të tijët në minutën e 70 por Bytyçi nuk lejon topin të prekë rrjetën. Gjashtë minuta më vonë janë vendasit që tentojnë me Gjonajn nga një distancë e afërt por nuk ka rrezik për portierin Ajazi. Matjanët vijojnë me sulme dhe kërkojnë me patjetër fitoren. Golin e dytë vendasit e shënojnë pasi ekzekutohet një goditje fundore. Është Beci i cili godet saktë me kokë dhe i jep tri pikë të rëndëishme ekipit të tij. Tifozëria nis festën në shkallët e stadiumit ndërsa për miqtë ka qejfmbetje. Ekipi matjan tashmë ndodhet në vendin e 5 në rënditje