Burreli duket se më në fund ka bërë zgjedhjen përsa i përket trajnerit të ri. Bëhet fjalë pikërisht për Shkodranin Samuel Nikaj.

Ky lajm u bë i ditur pas një fotoje të publikuar nga Drejtori Teknik i ekipit matjan Klevis Gjoka i cili në këtë foto ndodhej me trajnerin Nikaj.

Gjithashtu Gjoka ka lëshuar një koment mjaft shpresëdhënës për tifozët matjanë “Diçka e madhe po vjen”.

Sipas burimeve jozyrtare për Mattv.al kryesia e ekipit matjan e përbërë nga kryebashkiaku Malaj dhe administratori Ballabani po mundohet të formojë një ekip konkurues i cili do përpiqet të ngjitet në Superiore, dhe mesazhi “i koduar” i Gjokës duket se e konfirmon këtë hipotezë.

Tranjeri Samuel Nikaj është një trajner me eksperienc të madhe teksa ka stërvitur ekipe të Superiores por edhe në Kategorinë e Parë. Vitet e fundit karriera e tij është përqëndruar në Kosovë me ekipin e fundit Lirinë e Prizrenit.

Arlindo Vani Mattv.al