Kampionati i kategorisë së parë po shkon drejt fundit, ndërsa kanë mbetur edhe pak ndeshje për tu luajtur. Ekipi i futbollit Burreli do të udhëtojë nesër drejt Koplikut për tu përballur me ekipin e Veleçikut, i cili momentalisht mban vendin e fundit në zonën play out të grupit A. vendasit do të luftojnë për mbijetesë, ndërsa Burreli shkon për të siguruar përfundimisht qëndrimin në kategori, pa qenë nevoja të luajnë në zonën play off me ekipet e një kategorie më poshtë. Drejtues të klubit të futbollit Burreli thanë se pavarësisht ecurisë së deritanishme dhe rezultateve të fundit, djemtë do të japin maksimumin në fushën e gjelbërt për të thyer tersin e ndeshjeve jashtë fushe. Megjithatë, gjithçka mbetet për tu parë pas përfundimit të lojës së rregullt. Në përballjen e fundit mes dy ekipeve ndeshje e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, koplikasit fituan me rezultatin 2 me 0 ndaj matjanëve. Burreli aktualisht mban vendin e parë në zonën play out me 27 pikë i ndjekur nga Egnatia e Rrrogozhinës po me aq pikë dhe grupi mbyllet me tërbunin e Veleçikun përkatësiht me nga 22 e 21 pikë.