Ekipi i futbollit “Burreli” nuk ja ka dalë mbanë as këtë të shtunë në transfertën e lutjur në Krujë kundër Kastriotit. Matjanët u mundën në këtë përballje me rezultatin 2 me 0, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë. Megjithëse 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, në gjysmën e dytë të lojës ishte Mehmeti dhe ish sulmuesi i Burrelit, Ajazi që kthyen gjithçka në favor të vendasve.

Trajneri Alert Alcani nuk ja doli në sfidën e parë të tij në transfertë megjithëse skuadra e tij ka bërë lojë mjaft të mirë.

Me tri pikët e marra ndaj Burrelit, Kastrioti është ngjitur në krye të klasifikimit të grupit A, ndërsa Burreli ka zbritur nëvendin e 9.

Ndërsa përballjet e tjera përfunduan, Veleçiku – Tërbuni 2 me 0, Korabi – Dinamo 1 me 0 dhe Egnatia – Erzeni 0 me 0.