Ekipi i Burrelit është mundur sërisht këtë të shtunë në ndeshjen e radhës për kampionat.
Matjanët u përballën në transfertë kundër Egnatias në stadiumin e Peqinit. Ka mjaftuar një gol i vendasve për t’i marrë tri pikë të vlefshme Burrelit.
Miqtë e kanë gjetur golin në minutën e fundit të takimit. Ka qenë Dimo i cili ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë tri pik të rëndësishme ekipit të tij.
Kjo është humbja e tretë e Burrelit të këtij sezoni, 2 në kampionat e 1 në kupë.
Javën e ardhshme Burreli do të presë në “Liri Ballabani” ekipin e Dinamos.