Të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së 10 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët do të përballen në transfertë me ekipin e Tomorit të Beratit, një ndeshje e cila pritet të jetë sfiduese.
Ashtu si shumë takime të tjera të Burrelit edhe i së shtunës pritet të jetë i vështirë për shkak se skuadrat luftojnë për mbijetesë.
Matjanët shkojnë në këtë sfidë pas fitores minimale 1 me 0 javën e kaluar në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.
Ndërkohë beratasit janë aktualisht të pozicionuar në mesin e tabelës me 10 pikë të grumbulluara në këto javë kampionat.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi është optimiste për të dalë me rezultat pozitiv nga përballja e nesërme.
Megjithatë kjo mbetet për tu parë pas përfundimit të 90 minutave të lojës së rregullt.
Deri tani, ekipi ynë i futbollit Burreli ka grumbulluar 7 pikë dhe ndodhet i pozicionuar në vendin e 11 nga 12 skuadra që ka gjithsej kategoria e parë.