Ekipi ynë i futbollit “Burreli” do të udhëtojë nesër drejt Koplikut për të zhvilluar ndeshjen e radhës ndaj Veleçikut. Matjanët shkojnë në këtë transfertë euforik e me moral të lartë pas fitore së javës së kaluar në shtëpi ndaj Beslidhjes së Lezhës.

Megjithatë, statistikat tregojnë një ekip të vështirë të koplikasve të cilët gjendjen më lart në renditjen e grupit A. megjithatë, skuadra ka sfiduar shiun dhe ka zhvilluar gjatë gjithë javës seanca të ngjeshura stërvitore. Për drejtuesit e stafit teknik, djemtë do të bëjnë maksimumin edhe në këtë ndeshje, ashtu siç kanë bërë në takimet e kaluara. Në gjithë këto javë problemet më të mëdha të ekipit matjan kanë ardhur nga mosfinalizimet e aksioneve, pasi kanë humbur shumë raste pothuajse në çdo ndeshje.

Por dopieta e Mitrajt e realizuar ndaj Besëlidhjes, mund të jetë një kthesë e madhe e matjanëve duke gjetur kështu më në fund rrjetën, sidomos ndaj një ekipi pretendent për tu ngjitur në ligën superiori. Ndeshja mes Veleçikut dhe Burrelit do të zhvillohet nesër në orën 13:00 në Koplik.