Ekipi i Burrelit ka pësuar humbjen e tretë radhazi që prej rinisjes së kampionatit të ndërprerë nga pandemia Covid-19. Matjanët u mundën këtë të shtunë në Pukë nga Tërbuni vendës, por ndryshe nga dy ndeshjet e kaluara, në këtë takim nuk u ndanë kret bosh pasi rezultati final nuk ishte dy me zero, por 2 me 1 për vendasit.

Pukjanët i shënuan golat e tyre që në pjesën e parë të takimit. Fejzaj shënoi në minutën e 20 ndërsa vetëm tre minuta nga mbyllja e pjesës së parë, ishte Hyseni që dyfishoi rezultatin.

Burreli u mundua me kundërsulme por pa arritur të finalizojë siç duhet aksionet e tij. Megjithatë tre minuta nga fundi, Fikaj gjuan drejt portës vendase ndërsa topi u prek edhe nga Zhivanaj. Gjithsesi matjanët nuk mundën të bënin më shumë, duke u larguar nga Puka me humbjen e radhës.