Burreli merr hak ndaj Erzenit, fiton dhe ngjitet në rënditje

Share

Ekipi matjan ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme ndaj Erzenit të Shijakut. Burreli dukej qy në fillim të ndeshjes mjaft i motivuar për të marrë hak për humbjen 4-0 të fazës së parë. Vrulli i matjanëve finalizohet në minutën e 12 kur Hyska shënon golin e parë. Minutat në vijim zhvillohen sërish me ritëm të lartë ku raste ka nga të dyja palët. Por minutën e 30 është Beci që shënon duke i dhënë avantazhin e dyfishtë matjanëve. Në pjesën e dytë ekipi shijakas është më kërkues dhe Lajthia arrin të mposhtë portierin Igli Koca. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 dhe Burreli ngjitet në vendin e katërt vetem 2 pikë larg Korabit me të cilin do të ndeshemi javën e ardhshme

Read more

Local News