Matematikisht rezulktati i ndeshjes së fundit të këtij kampionati në kategorinë e parë, nuk i intereson as Burrelit e as Egnatias së Rrogozhinës, pasi të dyja skuadrat e kanë siguruar qëndrimin në kategorinë ku aderojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu, ndeshja më shumë do të vlejë si statistikë se sa si një garë për mbijetesë. Aktualisht Burreli gjendet në vendin e parë me 31 pikë, pas tri pikëve që mori në tavolinë të shtunën në ndeshjen me Tërbunin. Ndërkohë Egnatia ka 28 pikë, e pozicionuar në vendin e dytë. Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajrama Ballabani tha se në këtë ndeshje lojtarët do të luajnë pa frikën e rezultatit pasi sido që të jetë ai, nuk do të ndikojë në klasifikim.
“Ne shkojmë për një ndeshje fair play pasi të dyja skuadrat e kemi siguruar qëndrimin në kategori. Kjo është gjë e mirë si për neve ashtu edhe për ata. Në këtë moment luhet lojë e pastër dhe se rezultati “nuk” ka shumë rëndësi. Ishte një kampionat i vështirë për vetë rrethanat që erdhën, e shpresoj që sezonin e ardhshëm të jetë çdo gjë ndryshe” – tha Ballabani.
Statisitikat nxjerrin Veleçikun në zonën play off pasi të Mërkurën Dinamo merr tre pikë në tavolinë nga ndeshja që nuk do të luhet me Tërbunin e Pukës i cili është dënuar me rënie të menjëhershme në kategorinë e dytë.