Ekipi ynë i futbollit, Burreli, ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme këtë të hënë në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Tomorit të Beratit.

Ka mjaftuar një gol i djemëve të drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi që skuadra të kthehet me tri pikë të plota në shtëpi dhe të njohë një ngjitje në renditjen e përgjithshme me dy vende.

Ka qenë Zaza i cili ju ka dhënë fitoren matjanëve me golin e shënuar në minutën e 63.

Ndërkohë, në këtë ndeshje është regjistruar edhe një incident i cili për fat të mirë nuk përfundoi në tragjedi. Burime nga stadium thanë dy futbollistë të Burrelit në aksion e sipër janë përp-lasur kokë më kokë me njëri – tjetrin, ku njëri prej tyre ka mbetur pa ndjenja. Pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor që ndodhej në ambjentet e fushës, fatmirësisht është bërë e mundur përmirësimi i gjendjes së futbollistit.

Ndërkohë, me tri pikët e marra në javën e dhjetë, Burreli ngjitet në vendin e 9 në kuotën e 10 pikëve. Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Luzi Vogël – Korabi 2 me 4, Bylis – Besa 0 me 0, Kastrioti – Apolonia 1 me 1, Vora – Lushnja 2 me 2 dhe Korabi – Flamurtari 0 me 1.