Ekipi i Burrelit ka arritur të marrë një pikë në ndeshjen e sotme të luajtur në Shkodër ndaj Veleçikut të Koplikut pasi takimi përfundoi me porta të paprekura.
Matjanët ja dolën kështu më në fund mbanë të marrin pik edhe jashtë fushe që pas rinisjes së kampionatit i cili ishte pezulluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Gara mes ekipeve u vështirësua në këtë fazë të tretë jo vetëm për faktin se kishte diferencë të vogël të pikëve por që edhe se sportistët ishin afro 3 muaj pa stërvitje.
Gjithsesi matjanët do të luftojnë edhe javën e ardhshme ndaj Tërbunit të Pukës ndeshje të cilën do ta luajnë në stadiumin “Liri Ballabani”.
Edhe Tërbuni me Egnatian u ndan në barazim, duke bërë që klasifikimi në zonën play out të grupit A të jetë:
1 – Burreli 28 pikë
2 – Egnatia 28 pikë
3 – Dinamo 24 pikë
4 – Tërbuni 23 pikë
5 – Veleçiku 22 pikë