Ekipi i Burrelit është suprizuar sot nga ekipi i Veleçikut duke barazuar me rezultatin 1-1. Vetëm 3 minuta i kanë mjaftuar lojtarit të Veleçikut Ujkaj që të shkundte rrjetën e portierit Koca me një goditje të fortë nga jashtë zone. Burreli nuk demoralizohet por kthehet menjëherë në sulm. Vetëm dy minuta më pas është Fikaj që humbet një rast mjaft të mirë me kokë shumë afër zonës. Rasti më flagrant vjen në minutën e 21 ku pas një pasimi të Fikajt është Dedgjoni që humbet njërast flagrant me portën bosh nxjerr topin jashtë.
Sulmet e matjanëve vazhdojnë dhe në minutën e 25 sërish Dedgjonaj rrezikon në një goditje dënimi. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Rifillon pjesa e dytë dhe sërish Burreli është ekipi më kërkues duke rrezikuar me Kurbneshin dhe Hoxhajn.
Në minutën e 54 është Hoxha i cili shënon nga pika e bardhë pas penalltisë të fituar nga Kurbneshi. Ekipi matjan pastaj humbet ritmin dhe nuk arrin të rrezikoj sërish elipin mik Gjithcka mbyllet Burreli Veleçiku 1-1