Ekipi i Burrelit është mundur ditën e sotme me rezualtatin 2-1 nga ekipi i Shenkollit e vendit të parafundit. Lezhjanët kanë treguar më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen ndërsa ekipi Matjan kishte mjaft vështirsi për të dalë në lojën e tyre. Përgjini me një dopjetë ishte lojtari i ndeshjes ndërsa për Burrelin shënoi Mehmeti në minutën e 85. Në ndeshjen tjetër të grupit të mbijetesës Veleçiku barazon në shtëpi dhe kalon Burrelin në krye të rënditjes.