Burreli koleksionon fitoren e dytë në po aq miqsore të zhvilluara. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës ndaj Kastriotit u dominua nga matjanët.

Takimi u hap me një gol që erdhi si pasojë e devijimit të Emiliano Çelës ku portieri Miraka e kishte të pamundur të ndërhynte.

Në minutën e 30 matjanëve u mohohet një penallti e pastër ndaj Tangua.

Në fund të pjesë së parë shënon pas një aksioni të mirë Jasmin Raboshta.

Edhe pjesa e dytë fillon nën diktatin e matjanëve dhe arrijnë të dyfishojnë shumë shpejt me anë të një penalltie.

Ishte pikërisht Taulant Sefgjini që transformoi në gol 11 metërshin.